Njësitë elitare të Policisë paralajmërojnë protestë për të shtunën

  • E.K /
  • 06 December 2023 - 10:36
Njësitë elitare të Policisë paralajmërojnë protestë për të shtunën

Njësitë elitare të Policisë së Kosovës kanë paralajmëruar protestë që pritet të mbahet të shtunën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtë e konfirmoi kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.

“Njësitë elitare të Policisë së Kosovës kanë paralajmëruar protestë për të shtunën, a do ta mbajnë ose jo nuk e di, jemi duke biseduar. Te shohim si po bëhet, ndonjë reagim prej dikujt apo ndonjë dialog.

Këto njësi kishin pasur një takim më 15 nëntor me kryeministrin Kurti ku kanë diskutuar për tri kërkesa: kategorizimin si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të përcaktohet në 50 për qind të pagës bazë dhe që të ketë shtesa për kushte specifike të punës.

Në këtë takim nuk ka pasur dakordim, mirëpo të nesërmen Qeveria e Kosovës ka miratuar kalimin e shtesave për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë.

(Kosova Sot Online)