“Faleminderit që po e bëjnë për Donën time”, mbrëmë vëllai i Liridonës përcolli fjalët e nënës së tij

  • S.A /
  • 06 December 2023 - 12:41
“Faleminderit që po e bëjnë për Donën time”, mbrëmë vëllai i Liridonës përcolli fjalët e nënës së tij

Mbrëmë në Prishtinë është mbajtur një protestë për të kërkuar drejtësi për Liridonën, transmeton "Kosova Sot Online".

Lidhur me këtë protestë ka folur Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës.

“Sonte bashkë me nanen po i përcjellim lajmet dhe marshin në Prishtinë dhe ndonëse shumë e pikëlluar, nana vazhdimisht po thotë faleminderit prej tyre që po e bëjnë këtë për Donen time”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Nuk kemi fjalë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjitha organizimet për të nderuar Liridonen dhe për të kërkuar drejtësi për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara.

Ditët po na bëhen edhe më të vështira dhe mezi po kalojnë e dhimbja po rritet por organizimet në shumë qytete në Kosovë dhe në Shqipëri po na japin forcë që të mos dorëzohemi.

Sonte bashkë me nanen po i përcjellim lajmet dhe marshin në Prishtinë dhe ndonëse shumë e pikëlluar, nana vazhdimisht po thotë faleminderit prej tyre që po e bëjnë këtë për Donen time.

Kampanja jonë për drejtësi fillon tash, bashkë me juve aktiviste, organizata joqeveritare dhe me mbështetjen e mediave. Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet. Ne besojmë në institucionet e shtetit dhe presim që të ndajnë drejtësi.

(Kosova Sot Online )