I specializuar në Akademinë Policore, ky është riu nga Presheva që po diskriminohet në Serbi

  • E.K /
  • 06 December 2023 - 14:18
I specializuar në Akademinë Policore, ky është riu nga Presheva që po diskriminohet në Serbi

Ardita Sinani kryetare e Partisë për Veprim Demokratik, ka njoftuar për një shkelje të radhës që i është bërë shqiptarëve që jetojnë në Luginë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Sinanit, ka mbi një muaj që i riu, Ahmet Beqiri, i cili plotëson çdo kriter që kërkohet për punësim në stacionin policor të Preshevës, refuzohet nga i njejti me arsyetimin që “për momentin nuk kemi nevojë për punëtor”, e në anën tjetër në dy javët e fundit në stacionet tjera policore janë pranuar 162 polic të rinj.

Ky është postimi i plotë:

Se Serbia në mënyrë konsistente dhe në çdo sferë të jetës shkelë drastikisht të drejtat elementare të shqiptarëve në Luginë, e dëshmon edhe rasti i fundit në stacionin policor të Preshevës.

Ahmet Beqiri, i riu i vetëm shqiptar nga Presheva që i ka të përfunduara studimet bazë, studimet master dhe specializimin në Akademinë e Kriminalistikës në Beograd.

Ka mbi një muaj që Ahmetit, i cili plotëson çdo kriter që kërkohet për punësim në stacionin policor të Preshevës, refuzohet nga i njejti me arsyetimin që “për momentin nuk kemi nevojë për punëtor”, e në anën tjetër në dy javët e fundit në stacionet tjera policore janë pranuar 162 polic të rinj.

E Ahmet Beqiri, për kohën sa kishte punuar në stacionin policor të Preshevës me kontratë në afat të caktuar si referent, kishte vlerësimin e popullatës shqiptare në Preshevë.

Në Preshevë, nga numri total prej 358 pjesëtarëve të policisë në stacionin policor, vetëm 133 janë të përkatësisë etnike shqiptare, që është në disproporcion flagrant me përqindjen e popullësisë në Komunë të Preshevës.

(Kosova Sot Online)