Një shtëpi kaplohet nga zjarri në Viti, lëndohen katër persona

  • E.K /
  • 06 December 2023 - 15:33
Një shtëpi kaplohet nga zjarri në Viti, lëndohen katër persona

Sot, një shtëpi në fshatin Vërban të Vitisë është kapluar nga flakët, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga ky rast janë lënduar katër persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjilan, Valon Osmani.

“Me datën 06.12.2023 rreth 00:02 Stacioni Policor Viti ka pranuar informacion për një rast zjarri në një shtëpi në fshatin Verban komuna Viti. Njësitet Policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e zjarrëfikësve të cilët kanë bërë lokalizimin e zjarrit. Nga ky rast lëndime të lehta trupore kanë pësuar katër persona të cilët pas trajtinit mjekësor janë liruar për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes po ashtu ka dalë edhe inspektori i zjarreve. Rrethanat e rastit po hetohen nga hetues policor në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha ai.

Fotografia është ilustrim

(Kosova Sot Online)