Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani del me njoftim

  • A.P /
  • 06 December 2023 - 16:00
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani del me njoftim

Një takim me partitë opozitare në lidhje me draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe,  ka paralajmëruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se pas dorëzimit të drafit edhe tek partitë opoziare do t’i thërrasë të njëjtat në takim ditëve më vijim për t’i marrë shqetësimet e tyre sa i përket draftit të dorëzuar nga ndërmjetësit.

Sa i përket nisjes së peticionit për largimin e kryetarëve të katër komunave veriore, Osmani tha se nuk ka asnjë informatë zyrtare sa i përket kësaj.

Këto komente Osmani i bëri pasi pjesëmarrjes në konferencën për Integritetin e Informacionit të organizuar nga NDI.

(Kosova Sot Online)