Ja kush do të marrë pjesë në Samitin 'BE-Ballkani Perëndimor'

  • A.P /
  • 06 December 2023 - 17:21
Ja kush do të marrë pjesë në Samitin 'BE-Ballkani Perëndimor'

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është nisur drejt Brukselit, ku ditën e nesërme, më datë 7 dhjetor, do të marrë pjesë në Samitin “BE-Ballkani Perëndimor – Thyerja e Ngërçit: Gratë, të rinjtë, drejtësia dhe zgjerimi i BE”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryediplomati shqiptar do të jetë pjesë e panelit të parë “Zgjerimi i BE-së: një urgjencë e re gjeopolitike”.

Gjatë samitit të këtij viti, do të ofrohet mundësia për të reflektuar mbi sfidat, rreziqet dhe pasiguritë më urgjente që ka përjetuar rajoni në vitin 2023 dhe të identifikohen perspektivat e tejkalimit të tyre përmes një sërë rekomandimesh politikash.

Ky samit do të ofrojë një mundësi për të reflektuar mbi këto sfida në kontekstin e momentit të ripërtërirë të zgjerimit të BE-së që përfshin jo vetëm Ballkanin Perëndimor, por edhe Ukrainën, Moldavinë dhe vende të tjera të Fqinjësisë Lindore të BE.

(Kosova Sot Online)