Përjashtohen Sali Berisha dhe 5 deputetë të opozitës pasi i 'vunë flakën' Kuvendit

  • A.P /
  • 06 December 2023 - 17:50
Përjashtohen Sali Berisha dhe 5 deputetë të opozitës pasi i 'vunë flakën' Kuvendit

Sali Berisha dhe 5 deputetë të opozitës janë përjashtuar  për 10 ditë nga Kuvendi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo ka ardhur pas kërkesës së PS, lidhur me situatën e krijuar në seancën e shkuar plenare.

Bashkë me Berishën, janë përjashtuar po ashtu Gazment Bardhi, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti.

Kujtojmë se deputetët e opozitës, në seancën e të hënës, krijuan tensione në sallën e Kuvendit duke hedhur tymuese dhe flakadanë.

Madje Flamur Noka, ndezi dhe disa letra qe ndodheshin në tavolinat e deputetëve. Ai u përjashtua nga seanca me vendim të kryepalramentares Lindita Nikolla, megjithatë vijoji seknarin duke mos u larguar nga salla.


(Kosova Sot Online)