Godet Berisha: Rama dhe Bolino mashtruan edhe me tërmetin

  • A.P /
  • 06 December 2023 - 21:30
Godet Berisha: Rama dhe Bolino mashtruan edhe me tërmetin

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i ka rrëzuar një për një me dokumente, përpjekjet e Kryeministrit Edi Rama nëpërmjet pronarit të Report TV, Karlo Bolinos, për t'u mbrojtur nga akuzat për grabitjen në bashkëpunim të mijëra metrave katror truall në afërsi të Klubit Sportiv Partizani në Tiranë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Berisha tha sot nga selia e PD:

"Rama-Bolino në dokumentarin të mashtrimit të tyre publik, thonë se Berisha e ka etiketuar si skandal të madh faktin se pas firmës së kontratës për të marrë me qira një godinë të vjetër për të cilën ishte përcaktuar si detyrim, rikonstruksioni total, godina u prish dhe u rindërtua. Ajo që Berisha nuk tregon, thonë në dokumentarin e tyre Rama-Bolino, është se në datën 26 nëntor 2019, tërmeti e dëmtoi në mënyrë fatale strukturën e godinës dhe godina u rrëzua. Instituti i Ndërtimit urdhëroi prishjen dhe për shkak se ishte godinë shteti, për ta shembur duhej një VKM se kështu e përcakton ligji. Prishja u krye totalisht me shpenzimet e Report TV.  Ja pse fjala rikonstruksion total edhe në kontratë u ndryshua me fjalën rindërtim jo më pak se sipërfaqja e godinës ekzistuese. Dhe në fund të kontratës thuhet t’ia kthejë shtetit ose t’ia kthejë xhepit, thotë mashtrimi i Ramës dhe Bolinos në dokumentarin e tyre.

Dokumentet thonë diçka tjetër! Në këtë sqarim të gjatë, Rama dhe Bolino sërish gënjejnë.

E para, leja e ndërtimit është miratuar më 13.1.2020, vetëm 48 ditë pas tërmetit të datës 26.11.2019. Pra, të gjithë strukturat ishin në dispozicion të këtij biznesi, që nuk kishte lënë njeri pa strehë. Të tjerët rrinin në çadra dhe janë edhe sot, kurse shteti i tërë përqendrohej te prona që do grabiste Rama dhe Bolino.

Pra u kryen të gjitha procedurat e vlerësimit të dëmit, të shpalljes së godinës nga Instituti i Ndërtimit si DS5, bërja e projektit nga arkitektët pasi ndryshon plani i biznesit, vlerësimi nga Ministria e Financave si pronar i godinave dhe në fund miratimi i lejeve. Të gjitha këto në harkun kohor 48 ditor, gjë e cila nuk gjendet kurrë në analet e shtetit. Kohë rekord ndërkohë që shteti ishte në emergjencë, pasi edhe sot ka fatkeqë që janë në çadra.

Vetë Rama dhe Bolino thonë se ose do ia kthejnë shtetit, ose xhepit. Pra e pranojnë se amendamenti i bërë nga Edi Rama kishte për qëllim grabitjen e pronës.

Nuk mund t’ia kthejnë xhepit, sepse ligji i kthimit dhe kompensimit të pronave, ligje bazë në fushën e pronësisë, e kanë laksative, tjetërsimi i pronës e kalon atë menjëherë te të shpronësuarit. Pra, u kthehet familjeve që iu grabit toka që kishin lënë për shpirt, për sevap për fëmijët e lagjes.

Në dokumentarin e tyre të mashtrimit publik, Rama dhe Bolino thotë se tërmeti i detyroi të bëheshin procedura ligjore me një VKM për prishjen e godinave, por e vërteta qëndron ndryshe pasi qeveria pas tërmetit bëri këto hapa:

A-Miratoi lejen e ndërtimit më 13.1.2020.

B-Miratoi VKM me numër 157, 19..2.2020, për dhënien e miratimit për një shtesë, po ç’punë kishte shtesa prej 870 metër tokë me tërmetin? Asnjë punë, kjo kishte të bënte me etjen e tyre për të pushtuar sa më shumë tokë.
Një shtesë në kontratën e qirasë me tarifën 1 euro, duke i dhënë katin e dytë të njërës prej godinave, e kuptoni apo jo, ky më sipër thotë godinat u rrafshuan nga tërmeti, tani i jep katin e dytë të një godine, këta janë mashtrues të rrezikshëm publikë.

C-Miratimi i VKM 368 për shembjen e tre objekteve të dhëna me qira.

Pra, pas tërmetit që i bëri gjëmën Ramës dhe Bolinos, qeveria fillimisht u kujdes të miratonte lejen e ndërtimit për një godinë të re dhe për të dhënë një shtesë kontrate prej 872 metra. Ajo që Rama dhe Bolino fshehin është se në momentin që ato godina u prishën, nuk ekziston më qëllimi i kontratës.
Kur godinat u prishën, kontrata është nul sepse kontrata jepte tre godinat për rindërtim dhe përdorim.

U shembën godinat nga tërmeti, iku kontrata se në tender ishin dhënë godinat dhe ishte përcaktuar qiraje 63 mijë euro në muaj që u katandis më pas në 1 euro."

(Kosova Sot Online)