Sulmohet nga qentë endacakë një nxënëse në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 06 December 2023 - 18:05
Sulmohet nga qentë endacakë një nxënëse në këtë vend të Kosovës

Raportohet se një nxënëse në Pejë sot u sulmua nga qentë endacakë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në oborrin e ndërtesave në rrugën “Lekë Dukagjini”.

 Nga ky rast ajo ka pësuar lëndime dhe është marrë për trajtim mjekësor nga urgjenca.

Poashtu shihet teksa e mitura është shtrirë në tokë derisa ka edhe qytetarë afër saj që kanë shkuar për ndihmë.

(Kosova Sot Online)