Ja kush do t’i marrë paratë e siguracionit të Liridonës

  • A.P /
  • 06 December 2023 - 20:30
Ja kush do t’i marrë paratë e siguracionit të Liridonës

Gazetari Sokol Bregu ka deklaruar se paratë e sigurimit të jetës së Liridona Murselit, do i përfitojnë dy fëmijët e saj të mitur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se me shumë gjasa fëmijët do kalojnë në kujdestarinë e gjyshërve të tyre, por ky vendim i takon gjykatës dhe varet shumë nga avokatët që do marrin përsipër çështjen.

"Fëmijët marrin siguracionet, pra nëse e gjitha u bë për siguracionet e Liridonës, ato i përfitojnë ata. Pastaj se kush do i rrisë ata se shteti suedez, se gjykata e ka në dorë gjykata.

Unë mendoj se fëmijët do i marrin gjyshërit. Kështu funksionon në shoqërinë e Kosovës, kështu duhet të funksionojë në këto momente. Duhet të rriten me gjyshërit pas asaj traume që kanë pësuar në ditën e vrasjes”,-tha gazetari Bregu.

(Kosova Sot Online)