Alarm për një sulmues aktiv në Universitetin e Nevadas

  • A.P /
  • 06 December 2023 - 22:36
Alarm për një sulmues aktiv në Universitetin e Nevadas

Policia në Llas Vegas të Shteteve të Bashkuara është duke iu përgjigjur alarmit për një sulmues aktiv në Universitetin e Nevadas, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Universiteti ka thënë në platformën X – të njohur më parë si Twtter – se ka të shtëna në kampus.

Policia në Llas Vegas ka thënë se “duket se janë disa viktima” si pasojë e sulmit në kampus, por nuk ka dhënë më shumë hollësi.

Policia u ka bërë thirrje banorëve që ta shmangin praninë në atë zonë.

(Kosova Sot Online)