Parashikimi i motit për sot në Kosovë, priten reshje shiu e bore

  • E.K /
  • 07 December 2023 - 08:02
Parashikimi i motit për sot në Kosovë, priten reshje shiu e bore

Sot moti në Kosovë parashikohet të jetë i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu dhe bore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Reshjet në formë të borës më të pranishme pritet të jenë në Rrafshin e Kosovës.Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej -1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 4°C.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

(Kosova Sot Online)