Gazetarja: Vrasja e Liridonës duhet kërkuar në moralin e Naim Murselit, ai njeri luksin e ka patur, nuk mendoj se është paraja

  • E.K /
  • 07 December 2023 - 08:14
Gazetarja: Vrasja e Liridonës duhet kërkuar në moralin e Naim Murselit, ai njeri luksin e ka patur, nuk mendoj se është paraja

Gazetarja, Anduena Llabani është shprehur se vrasja e Liridona Ademjat me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murselit, nuk mund të jetë bërë për para, transmeton “Kosova Sot Online”.

Komentet Llabani i bëri në Euroneës Albania, ku tha se vrasja e Liridonës duhet kërkuar në moralin e Naim Murselit.

“Dyshimet për të shoqin që Naim Murseli porositi vrasjen e të shoqit, e përcolli deri në varreza, e varrosi me gjakftohtësi patologjike, domethënë i frikshëm, pastaj të pranoi faktin dhe të mohojë faktin, tregon se kjo gjë ka shumë më tepër se kaq. Unë mendoj se kjo do dali… Mendoj se kjo gjë ka lidhje me moralin e këtij njeriu.

Ka lidhje me mënyrën si ai jetonte, qoftë duke shfrytëzuar njerëzit me pushtet e para, qoftë me shfrytësimin e kësaj vajze… Pabesia që u ka treguar këtyre njerëzve që i kanë dhënë edhe bukë për të ngrënë, këto besoj se do të zbulojnë shkakun.

Gjakftohtësia e tij që ka treguar në varrim, fikja e telefonit, largimi nga autopsia dhe morgue i Prishtinës, tregojnë shumë nga ky njeri. Ai njeri luksin e ka patur, nuk mendoj se është paraja. Mendoj se ai e ka bërë këtë që t’i mbyllë gruas gojën, pasi ajo ka ditur diçka për të dhe mund të ketë qenë njeriu i parë që mund ta ketë ditur”, tha Llabani.

(Kosova Sot Online)