Vdes një grua në Viti, humbi kontrollin e veturës duke u përplasur me autobusin

  • E.K /
  • 07 December 2023 - 09:00
Vdes një grua në Viti, humbi kontrollin e veturës duke u përplasur me autobusin

Një grua ka vdekur mbrëmë në një aksident trafiku në fshatin Gërmovë të Vitisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Deri tek aksidenti sipas policisë, ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit mbi veturën që ajo po drejtonte, duke u përplasur me një autobus që po lëvizte në kahjen tjetër të rrugës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

“Fsh. Gërmovë, Viti / 06.12.2023 – 21:28. Një femër kosovare ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte, duke u përplasur frontalisht me një autobus që po lëvizte në kahjen tjetër të rrugës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ku nga mjekët është konstatuar se ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)