Inspektorati i Kryeqytetit me aksion, kontrollon taksitë dhe autobusët që nuk respektojnë itinerarin e tyre

  • E.K /
  • 07 December 2023 - 11:36
Inspektorati i Kryeqytetit me aksion, kontrollon taksitë dhe autobusët që nuk respektojnë itinerarin e tyre

Inspektorati i Kryeqytetit ka vazhduar sot aksionin për kontrollimin e taxi’ve të paautorizuar dhe autobusëve që nuk respektojnë itinerarin e tyre dhe qarkullojnë edhe në brendi të kryeqytetit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në faqen zyrtare të Inspektoratit janë publikuar edhe fotografi nga aksioni.

“Inspektorati i Kryeqytetit, përveç aktiviteteve të ndryshme ditore, sot ka vazhduar me aksionin e kontrolleve të taxive të paautorizuar dhe autobusëve që nuk respektojnë itenerarin e tyre dhe qarkullojnë edhe në brendi të kryeqytetit”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)