2 eurot false – Trafiku Urban ka një thirrje për qytetarët
Në mënyrë që të shmanget përdorimi i parave të gatshme, e veçanërisht i monedhës 2 euro false në Kosovë, trafiku Urban në Prishtinë iu ka bërë thirrje qytetarëve që të pajisen me bileta përmes SMS-ve, përcjell “Kosova Sot Online”.
Pikërisht për këtë arsye, Trafiku Urban ka thënë se kondukterët po përballen me sfida shtesë në pranimin dhe kthimin e parave të imta gjatë inkasimit të biletave.
“Duke pasur parasysh se kohët e fundit është rritur numri i monedhave të falsifikuara, punonjësit tanë në terren, konkretisht kondukterët, po përballen me sfida shtesë në pranimin dhe kthimin e parave të imta gjatë inkasimeve të biletave”, thuhet në njoftimin për media.
Prandaj, janë qytetarët të kenë mirëkuptim për procesin e verifikimit të monedhave nga punonjësit gjatë kryerjes së pagesave dhe të shfrytëzojnë sa më shumë mundësinë e pajisjes me bileta përmes SMS, “formë kjo e cila është më e lehtë dhe më e sigurt”.
(Kosova Sot Online)