Konjufca shkon në Amerikë, viziton ambasadën e Kosovës atje

  • E.K /
  • 07 December 2023 - 13:55
Konjufca shkon në Amerikë, viziton ambasadën e Kosovës atje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shkuar në Ambasadën e Kosovës në SHBA, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtë e ka bërë të ditur ambasada në një postim.

Konjufca ka qenë i shoqëruar nga deputetja Shqipe Mehmeti Selimi, Shefi i Stafit Ilir Kërçeli dhe Këshilltari Donik Sallova.

“Nder i veçantë vizita e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në Ambasadën e Republikës së Kosovës në SHBA, në nisje të vizitës në Ëashington, D.C. Kryeparlamentari Konjufca dhe delegacioni i përbërë nga Deputetja Shqipe Mehmeti Selimi, Shefi i Stafit Ilir Kërçeli dhe Këshilltari Donik Sallova, u pritën nga Ambasadori Ilir Dugolli dhe stafi i Ambasadës.”

(Kosova Sot Online)