Zbulohet arsyeja e shkuarjes së Erdogan në Athinë

  • A.P /
  • 07 December 2023 - 13:55
Zbulohet arsyeja e shkuarjes së Erdogan në Athinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u takua me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në Athinë, raporton The Guardian, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dhjetë shtetas qipriotë janë arrestuar nga policia para ambasadës turke në Athinë mëngjesin e sotëm, raporton Kathimerini. Ata kishin shpalosur një pankartë dhe kishin brohoritur kundër vizitës së presidentit turk.

Erdogan shkoi në Athinë për herë të parë në gjashtë vjet, i vendosur për të vazhduar me një “qasje të favorshme” nga mosmarrëveshjet dhe tensionet e lëna nga udhëtimi i tij i mëparshëm.

Herën e fundit që lideri turk vizitoi kryeqytetin grek, vizita u shndërrua në një teatër verbal lufte ndërsa Erdogan shkoi në ofensivë.

(Kosova Sot Online)