Ngritja e aktakuzave për krime lufte, Prokuroria Speciale nesër do të mbaj konferencë për media

  • E.K /
  • 07 December 2023 - 15:03
Ngritja e aktakuzave për krime lufte, Prokuroria Speciale nesër do të mbaj konferencë për media

Prokuroria Speciale ka njoftuar se nesër në orën 10:00 do të mbajë konferencë për media në lidhje me ngritjen e aktakuzave për krime lufte, përcjell “Kosova Sot Online”.

Konferenca do të mbahet, në objektin e Prokurorisë Speciale

“Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, nesër, e premte, nga ora 10:00, do të mbajë konferencë për media, lidhur me ngritjen e aktakuzave për Krime të luftës. Konferenca do të mbahet, në objektin e Prokurorisë Speciale, kati 6, Rr. Luan Haradinaj.”

(Kosova Sot Online)