Një fabrikë e prodhimit të ujit u kyç ilegalisht në ujësjellësin e Pejës

  • E.K /
  • 07 December 2023 - 15:11
Një fabrikë e prodhimit të ujit u kyç ilegalisht në ujësjellësin e Pejës

Një fabrikë për prodhimin e ujit në rajonin e Pejës është zbuluar se ka pasë dy kyçje ilegale në ujësjellësin e Pejës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë aksionit janë gjetur e zbuluar dy lidhje ilegale, njëra Ø 100 dhe tjetra Ø 32.

“Në një aksion gjithëpërfshirës në tërë zonën e mbulueshmërisë, e me efekt mos keqpërdorimin e ujit, Inspektorët rajonal të KRU ‘Hidrodrini’, në kontroll dhe verifikim kanë hasur në një keqpërdorues të madh, konkretisht një Fabrikë për prodhimin e ujit, me lokacion në rajonin e komunës së Pejës. Gjatë inspektimeve në perimetrin brenda hapësirave të fabrikës, janë gjetur e zbuluar dy lidhje ilegale, njëra Ø 100 dhe tjetra Ø 32”, ka njoftuar Hidrodrini.

Nga këto lidhje ilegale, ujësjellësi i Pejës tha se është konstatuar të jenë shkaktuar humbje të konsiderueshme të ujit të pijes.

(Kosova Sot Online)