Hill: Ky është modeli që i duhet rajonit të Ballkanit Perëndimor

  • A.P /
  • 07 December 2023 - 15:14
Hill: Ky është modeli që i duhet rajonit të Ballkanit Perëndimor

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka folur për problemet që shtetet e rajonit kanë mes vete, dhe ka thënë se shembulli që mund të kryejë punë për këto vende që të ecin drejt BE-së është modeli i vendeve të asaj që njihej si Vishegrad, e ku bëjnë pjesë Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ambasadori amerikan ka thënë se këto shtete kishin vendosur t’i linin dallimet anash dhe të ecnin bashkë drejt integrimit.

“Çfarë bënë këto vende. Bënë diçka historike. Duke mos thënë na merni neve të parët, s’duhet të jemi në një garë të tillë, se duhet të tregojmë disa korniza bashkëpunimi dhe do të ecim bashkë përpara”, ka thënë Hill, duke thënë se ky bashkëpunim duhet të vendoset dhe se s’vjen në mënyrë natyrale.

“Ky model i Vishegradit është modeli që i duhet rajonit të Ballkanit Perëndimor, është shumë larg idesë që më zgjidh mua se kam plotësuar më shumë kapituj se ti”, ka thënë Hill.

Ai tutje ka shtuar se iu ka thënë serbëve se Bashkimi Evropian e do Serbinë por jo edhe problemet e saj. 

(Kosova Sot Online)