Avokati i Radoiçiq e konfirmon se INTERPOL ka lëshuar njoftim për klientin e tij

  • E.K /
  • 07 December 2023 - 15:49
Avokati i Radoiçiq e konfirmon se INTERPOL ka lëshuar njoftim për klientin e tij

Avokati i Milan Radoiçiq, Goran Petronijeviç, ka konfirmuar që INTERPOL’i ka lëshuar njoftim ndaj Radoiçiqit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se ende nuk ka kontaktuar me Radoiçiqin.

“Po, është e vërtetë. Informatën e kemi pranuar tash së fundi. Nuk kam kontaktuar ende me klientin tim”, tha ai.

Sot, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë sot se INTERPOL’i ka lëshuar fletëarrest për Milan Radoiçiqin, i cili e ka pranuar se ka qenë organizator i sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

(Kosova Sot Online)