Ja pse dështoj rigjykimi ndaj të akuzuarit për vjedhje të rëndë

  • A.P /
  • 07 December 2023 - 15:54
Ja pse dështoj rigjykimi ndaj të akuzuarit për vjedhje të rëndë

Seanca e rigjykimit e planifikuar të mbahej të enjten në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, në rastin ku Korab Islami akuzohet për ‘vjedhje të rëndë’ për shkak të mungesës së palës së dëmtuar, Orhan Islami është shtyrë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjykatësja e rastit, Benita Berisha konstatoi se i dëmtuari Orhan Islami është ftuar në mënyrë të rregullt përmes ftesës, por të njejtën rezulton ta ketë pranuar dikush tjetër, dhe jo ai personalisht, dhe se i njejti është në cilësi të palës së dëmtuar dhe i propozuar si dëshmitar.

E njejta sqaroi se kjo çeshtje penale eshte kthyer ne rigjykim, sipas aktvendimit te gjykates se Apelit në Prishtinë me numer PA.nr.1363/22, i datës 26.04.2023.

Andaj, gjykata konstatoi se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për mbajtjen e seancës, e njejta u shty për 18 dhjetor 2023.

Ndërkaq, prezent në seancë ishin prokurori i shtetit Arjan Xhema, i akuzuari Korab Islami, dhe mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Rexhep Kaqaniku.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, më 15 tetor 2023 ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Korab Islami me arsyetimin se më 30 dhjetor 2017, rreth orës 19:00, në Mitrovicë ka prerë katanën në derën e hyrjes së lokalit – servis kompjuterik, në pronësi të dëmtuarit Orhan Islami, ka hyrë në të njejtin dhe ka marrë një laptop të markës “HP DV7” në vlerë 150 euro, dy laptopë të markës “Aler Mini” në vlerë prej 200 euro, një laptop “HP Pro-book” në vlerë 150 euro, një “Packardbell” në vlerë prej 170 euro, një “Mec-book” në vlerë 150 euro, një telefon Iphone 6 në vlerë 70, një telefon Samssung A5 në vlerë 100 euro, në vlerë totale prej 1600 euro.

Me këto veprime, Korab Islami po akuzohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” nga neni 327 paragrafi 1 pika 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)