Erdogan: Nuk ka probleme që nuk mund të zgjidhen midis Turqisë dhe Greqisë

  • A.P /
  • 07 December 2023 - 22:38
Erdogan: Nuk ka probleme që nuk mund të zgjidhen midis Turqisë dhe Greqisë

Recep Tayyip Erdogan ka thënë se nuk ka probleme që nuk mund të zgjidhen midis Turqisë dhe Greqisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ne shpresojmë të zgjidhim problemet tona përmes dialogut konstruktiv, marrëdhënieve të mira fqinjësore në kuadër të ligjit ndërkombëtar”, deklaroi presidenti turk në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis në Athinë.

Ai shtoi se është në interes të gjithë rajonit që të arrihet një zgjidhje e drejtë, e qëndrueshme dhe e përjetshme për çështjen e Qipros.

“Dëshirojmë të kthejmë Detin Egje në një det të paqes dhe bashkëpunimit. Mund të jemi një shembull për botën me hapat e përbashkët që do të ndërmarrim si Turqi dhe Greqi”, tha lideri turk.

 

Në lidhje me takimin, Erdogan tha se të dyja palët shkëmbyen pikëpamjet e tyre në lidhje me Detin Egje dhe Lindjen e Mesme.

Turqia dhe Greqia gjithashtu janë pajtuar për të rritur fushën e tregtisë bilaterale nga rreth 5 miliardë dollarë në 10 miliardë dollarë.

“Po ashtu, synimi ynë është të përmirësojmë marrëdhëniet tona në fushën e turizmit dhe kulturës”, shtoi 69-vjeçari.

Erdogan tha se minoriteti turk në Greqi dhe minoriteti grek në Turqi janë “pjesë të pandashme të pasurisë tonë njerëzore dhe kulturore”.

Ndryshe, të dy liderët biseduan për mënyrat e forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit. 

(Kosova Sot Online)