Ky është shefi i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në veri që po kërkohet nga INTERPOL-i

  • A.P /
  • 07 December 2023 - 19:35
Ky është shefi i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në veri që po kërkohet nga INTERPOL-i

Uglesha Jarediç, ish-shefi i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, është njëri nga 20 personat që hyjnë në listën e të kërkuarve nga organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Edhe Jarediç ka emrin në listë në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Ish-shefi i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në regjionin e veriut, Uglesha Jarediç, është identifikuar në mesin e personave që ishte i përfshirë në rastin e Banjskës.

Në një dokument që Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka dorëzuar tek institucionet e Kosovës, emri i Jarediçit përmendet si i përfshirë në këtë rast.

Për të dokumentuar përfshirjen e tij Ministria ka përdorur një fotografi ku Jarediç shihet në një makinë bashkë me dy persona të tjerë.

(Kosova Sot Online)