Ja kush thotë: Isa Mustafa shkonte në veri rrugëve të dhisë

  • A.P /
  • 07 December 2023 - 22:18
Ja kush thotë: Isa Mustafa shkonte në veri rrugëve të dhisë

Dallimi me qeveritë e kaluara sa i përket veriut, tashmë është si “nata me ditë”, ka deklaruar deputeti Armend Muja, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Sot është normale, nuk vërej shumë dallim kalimi në Veri në Leposaviq deri në Prishtinë”, u shpreh Muja.

“Nuk ka pas valë edhe e kemi rikthy, nuk ka pas kabllo optike, ska pas qasje në 3G e 4G, në atë pjesë sepse ka qenë hermetikisht e mbyllur”, tha ai.

Tutje, ai tha se në kohën sa kryeministër ka qenë Isa Mustafa, kishte shkuar në atë zonë “rrugëve të dhisë”.

“A të kujtohet Isa Mustafa, në vitin 2016 e pati përuru një urë edhe tash kryeministri i vendit nuk shkojke më përmes rrugëve kah shkohet, po pati shku disa rrugëve në atë pjesë Rahovë, Boletin, menzi e patën çu fshatarët, dmth Rrugëve të Dhisë i thojshin ata fshatarët. Edhe s’kanë mujt me qarkullu atje, ky është dallimi”, tha Muja.

(Kosova Sot Online)