Moti sot në Kosovë, me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell

  • E.K /
  • 08 December 2023 - 07:47
Moti sot në Kosovë, me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell

Sot, Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri në 7gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

(Kosova Sot Online)