Arbnora Fejza-Idrizi e fut Flamurin Kombëtar në Librin e Rekordeve Guinness

  • E.K /
  • 08 December 2023 - 07:53
 Arbnora Fejza-Idrizi e fut Flamurin Kombëtar në Librin e Rekordeve Guinness

Aktivistja e njohur, Arbnora Fejza-Idrizi ka arritur një rekord të ri në librin e rekordeve Guinness, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kësaj radhe ajo ka punuar në origami Flamurin Kombëtar, me të cilin për të katërten herë ka thyer rekordin në librin e rekordeve Guinness.

Postimi i plotë:

Konfirmim zyrtar nga selia e Librit GUINNESS nga Londra

Isha në emisionin më të shikuar në trojet shqiptare te moderatorja e njohur Rudina Magjistari ku u zyrtarizue rekordi GUINNESS i arritur më 25 nëntor 2023.
Sot vendosem histori përsëri me një rekord të jashtëzakonshëm! Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme, bashkë po shkruajmë kapituj të pazakontë të
suksesit.

“Mrekulli e re! Sot kam shënuar një tjetër fitore duke vendosur një rekord botëror të ri. Faleminderit për përkrahjen tuaj, ky sukses është i juaji po aq sa është im!”

(Kosova Sot Online)