Pal Lekaj nuk e përjashton mundësinë e protestës në rast se nënshkruhet draft-statuti i Asociacionit

  • E.K /
  • 08 December 2023 - 08:42
Pal Lekaj nuk e përjashton mundësinë e protestës në rast se nënshkruhet draft-statuti i Asociacionit

Pal Lekaj nga AAK nuk e përjashtoi mundësinë e protestave nëse do të nënshkruhet draft-statutit, ndonëse tha se një gjë të tillë nuk e kanë diskutuar ende si parti, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Lufta jonë kryesore demokratike do të jetë në Kuvendin e Kosovës dhe nëse ky dokument ndodh do të thotë Qeveria e pranon mendoj që atëherë nuk mbetet diç tjetër përpos të protestohet edhe atë fuqishëm të kërkohet mbështetje nga qytetarët sepse po bëhet një dëm i madh shtetit të Kosovës”,tha Lekaj.

(Kosova Sot Online)