Zveçani pajiset me veturë për transport të vaksinave dhe vizitave në shtëpi

  • E.K /
  • 08 December 2023 - 08:58
Zveçani pajiset me veturë për transport të vaksinave dhe vizitave në shtëpi

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Komuna e Zveçanit tashmë është pajisur me veturë për transport të vaksinave dhe vizitave në shtëpi, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Në zbatim të Programit për vizitat në shtëpi dhe Planit të veprimi për vizitat në shtëpi, Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Zveçanit nënshkruan marrëveshjen për veturën e siguruar për zinxhirin e ftohtë dhe për realizimin e vizitave në shtëpi”, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë.

Tutje në njoftim thuhet se ministria e Shëndetësisë për komunat në nivel vendi, përmes huamarrjes së Bankës Botërore ka siguruara 23 vetura në vlerë prej 782 mijë euro, me qëllim të lehtësimit të punës për realizimin e vizitave në shtëpi për shëndetin e nënës dhe fëmijës, kujdesin paliativ, si dhe në mënyrë të veçantë procesin e vaksinimit.

(Kosova Sot Online)