Ismaili: Arbërie Nagavci nuk e ka vendin më si ministre e Arsimit

  • E.K /
  • 08 December 2023 - 09:10
Ismaili: Arbërie  Nagavci nuk e ka vendin më si ministre e Arsimit

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Arbërie Nagavci nuk e ka vendin më si ministre e Arsimit, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Unë mendoj që znj. Arbërie Nagavci nuk e ka vendin më aty si ministre, por edhe kjo nuk e bën zgjidhjen”, ka thënë Ismaili.

“Një ministre e cila e ka ditë çfarë barre ka dhe në gjithë atë barrë merr veprime e veprime, qoftë diskutimi me sindikatë, qoftë blerja e librave, qoftë digjitalizimi, qoftë korrikula, qoftë bashkëpunimi me mësimdhënësit”, ka thënë Ismaili.

Sipas tij, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk ka argumentim lidhur me rezultatet e testit “PISA 2022”.

(Kosova Sot Online)