Rrihen mes vete pesë persona në Malishevë, njëri prej tyre bëhet për spital

  • E.K /
  • 08 December 2023 - 11:31
Rrihen mes vete pesë persona në Malishevë, njëri prej tyre bëhet për spital

Pesë persona janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë lëndime trupore ka pësuar një person i cili është duke u trajtuar në QKUK, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Carravranë të Malishevës.

Tutje bëhet e ditur se është konfiskuar një pushkë gjysmë automatike që dyshohet se është përdorur në rast, por që nuk është qëlluar askush.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili është duke u trajtuar në QKUK. Nga njëri prej tyre është konfiskuar një pushkë gjysmë automatike që dyshohet se është përdorur në rast por nuk është qëlluar askush”, thuhet në raport.

Rasti është në procedurë hetimore.

(Kosova Sot Online)