Haradinaj: Pasojat do të jenë të mëdha nëse kalon ky version i draft-statutit pa u ndryshuar

  • E.K /
  • 08 December 2023 - 14:08
Haradinaj: Pasojat do të jenë të mëdha nëse kalon ky version i draft-statutit pa u ndryshuar

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se janë njëzëri në parti sa i përket pasojave që shpërfaqë draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Haradinaj ka shtuar se Kosova e 17 shkurtit nuk do ta ketë formatin e njëjtë, nëse kalon ky version i draft-statutit pa u ndryshuar

“Njëzëri për pasojat e ASK që tashmë Kryeministri Kurti e ka pranuar, kjo si derivat i tij, që me vite refuzoi që Kosova vet ta krijojë ketë statut.

Tash të shohim, por Kosova e 17 shkurtit të 2008, nuk do ta ketë formatin e njëjtë, as kushtetues e as ligjzbatues nëse kalon ky version i draft-statutit pa u ndryshuar, ka shkruar Haradinaj.

(Kosova Sot Online)