Podujeva merr vendim, falë tatimin në pronë, Bulliqi: Vlera e falur iu llogaritet paradhënie për vitin 2024

  • E.K /
  • 08 December 2023 - 14:28
Podujeva merr vendim, falë tatimin në pronë, Bulliqi: Vlera e falur iu llogaritet paradhënie për vitin 2024

Komuna e Podujevës ka marrë vendim për faljen e tatimit në pronë në vlerë prej 100 euro për vitin 2023 për të gjithë qytetarët, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se për të gjithë qytetarët të cilët tashmë e kanë paguar tatimin, vlera e falur iu llogaritet paradhënie për vitin 2024.

Tutje, Bulliqi i ka falënderuar asamblistët për votimin.

“Për qytetarët të cilët tashmë e kanë paguar tatimin, vlera e falur iu llogaritet paradhënie për vitin 2024. I falënderoj asamblistët për votimin e urime qytetarëve”, ka shkruar Bulliqi.

(Kosova Sot Online)