Osmani takohet me Erdoganin: "E falenderova për mbështetjen e fuqishme për Kosovën"

  • E.K /
  • 08 December 2023 - 15:01
Osmani takohet me Erdoganin:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Turqi është takuar me homologun e saj turk, Reccep Tayyip Erdogan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani e ka falënderuar atë për mbështetjen dhe angazhimin e Turqisë për paqen dhe sigurinë në rajon.

“Sot në Stamboll takova Presidentin Erdogan. Në dritën e zhvillimeve të fundit të sigurisë, shpreha mirënjohjen tonë për mbështetjen dhe angazhimin e Turqisë për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë. Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin mes vendeve tona”.

“E falenderova për mbështetjen e fuqishme për Kosovën, përfshirë në periudha të rënda e sfiduese për ne, si dhe e informova për zhvillimet e fundit në vendit tonë. Do të vazhdojmë të punojmë afër në mënyrë që ta rrisim bashkëpunimin mes vendeve tona e popujve tanë”, tha Osmani.

(Kosova Sot Online)