Vitia: Kemi filluar investimet në pajisje mjekësore bashkëkohore

  • A.P /
  • 08 December 2023 - 15:55
Vitia: Kemi filluar investimet në pajisje mjekësore bashkëkohore

Tani kemi filluar me investimin e 550 mijë eurove në Klinikën e Oftalmologjisë, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kemi filluar investimet në pajisje mjekësore bashkëkohore dhe rregullimin e infrastrukturës në Klinikën e Oftalmologjisë”, ka shkruar Vitia.

Ai se për fëmijët së shpejti mbërrin aparatura bashkëkohore për ekzaminimin oftalmologjik tek të lindurit para kohe (retinopatia e prematurëve “ROP”). 

Ndërsa, për pacientët rinovime e riorganizime në dy repartet e Klinikës (A dhe B). Sipas tij, në vijim janë dy repartet e tjera (C dhe D) së bashku me sallat operative dhe diagnostikën.

Vitia tha se po vijon “transformimi klinikë për klinikë”.

(Kosova Sot Online)