Ish-ushtari i UÇK-së padit ministrin e Drejtësisë

  • A.P /
  • 08 December 2023 - 16:09
Ish-ushtari i UÇK-së padit ministrin e Drejtësisë

Kallëzim penal për ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, për shpërdorim detyre, ka depozituar në SPAK ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Goxhaj pretendon se ministri Manja ka shkelur ligjin duke kërkuar ekstradimin e tij në gjykatën e Hagës, raportojnë mediat në Shqipëri.

Sipas tij Ulsi Manja në detyrën e ministrit jo vetëm që pranon një letër porosi pa u përcjellë praktika e ardhur për ekstradim nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës me nënshkrimin përkatës të titullarit të saj, por pavarësisht eksperiencës së tij të mëparshme ligjore si prokuror i Prokurorisë së Shtetit, pranon një kërkesë për ekstradim drejt Holandës, siç thuhet, i vetëdijshëm që shteti shqiptar nuk ka asnjë marrëveshje ekstradimi me këtë shtet Holandës.

Dritan Goxhaj ka kërkuar që SPAK të nisë hetime ndaj ministrit Manja për akuzën “shpërdorim detyre”.

(Kosova Sot Online)