Dritan Abazoviq përfundon në Gjykatën Themelore

  • A.P /
  • 10 December 2023 - 13:44
Dritan Abazoviq përfundon në Gjykatën Themelore

Sot në Gjykatën Themelore në Ulqin ka vazhduar gjykimi i ish-kryeministrit malazez dhe liderit të opozitës Ura, Dritan Abazoviq pas padisë së ish-policit Zoran Lazoviq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Avokati Zoran Piperoviq ka ngritur gjashtë padi kundër Abazoviqit në emër të Zoran Lazoviq, biznesmenit Ranko Uboviq, kompanisë “Bemax” dhe biznesmenit Aleksandar Mijajloviq.

Kujtojmë se Abazoviq më herët ka akuzuar Uboviqin dhe Lazoviqin se janë përfshirë në krime të rënda dhe madje kanë dëshiruar likuidimin e tij fizik.

Ata e mohuan këtë dhe e paditën Abazoviqin, duke kërkuar 21 mijë euro kompensim për shkeljen e të drejtave personale. Abazoviq ka kërkuar nga gjykata që gjykimet e tij të jenë të gjitha publike.

(Kosova Sot Online)