Bashkimi Evropian vendos dy komandantë në listën e terroristëve

  • A.P /
  • 20 December 2023 - 12:22
Bashkimi Evropian vendos dy komandantë në listën e terroristëve

Blloku ka shtuar dy komandantë të Hamasit në listën terroriste të Bashkimit Evropian pas sulmeve të 7 tetorit ndaj Izraelit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dy personat janë Mohammed Deif, komandant i përgjithshëm i krahut ushtarak të Hamasit dhe zëvendësi i tij Marwan Issa.

Nga sot komandantëve do t’u ngrihen fondet dhe mjetet e tjera financiare në vendet anëtare të BE-së.

Operatorët e BE-së gjithashtu u ndalohet të ofrojnë fonde dhe burime ekonomike për ta.

(Kosova Sot Online)