Gjykata merr vendim për të dyshuarit që e zhveshën dhe incizuan të miturën në këtë vend të Kosovës
Ndaj Anid Blakçorit dhe Durim Deliut, të cilët janë arrestuar nën dyshimet për ngacmim seksual ndaj një të miture, Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Podujevë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Përmes një komunikate për media, Gjykata njofton se të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Rasti u zbulua pas publikimit të disa pamjeve në rrjete sociale, ku shihen dy të dyshuarit, teksa e zhveshin viktimën, një djalë 14-vjeçar dhe më pas e filmojnë, pamje këto që janë shpërndarë më pas.
Hetuesit policorë, posa kanë i kanë identifikuar të dyshuarit, janë vënë në ndjekje të tyre dhe të njëjtit janë prangosur.
Pas mbledhjes së informacioneve dhe dëshmive të të dy palëve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tyre të iniciohet rasti për veprat penale ‘Ngacmim seksual’ dhe ‘Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’.
Kujtojmë që sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që ngacmon seksualisht personin tjetër, në veçanti personin i cili është i ndjeshëm për shkak të moshës, sëmundjes, paaftësisë, varësisë, shtatzënisë, paaftësisë së rëndë fizike apo mendore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet.
(Kosova Sot Online)