Këta janë dy të dyshuarit nga ky vend i Kosovës që e zhveshën një 14-vjeçar dhe e incizuan

  • A.P /
  • 08 December 2023 - 16:55
Këta janë dy të dyshuarit nga ky vend i Kosovës që e zhveshën një 14-vjeçar dhe e incizuan

Raportohet se dy të rinjtë që dyshohen se ngacmuan seksualisht një të mitur në Podujevë, e zhveshën dhe e incizuan, pamje këto që ranë në duart e Policisë, kanë përfunduar në ndalim policor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndaj tyre, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet në drejtim të dy veprave penale.

Të dyshuarit që u arrestuan për këtë rast janë Anid Blakçori (18-vjeçar) dhe Durim Deliu (19-vjeçar).

Rasti u zbulua pas publikimit të disa pamjeve në rrjete sociale, ku shihen dy të dyshuarit, teksa e zhveshin viktimën, një djalë 14-vjeçar dhe më pas e filmojnë, pamje këto që janë shpërndarë më pas.

Hetuesit policorë, posa kanë i kanë identifikuar të dyshuarit, janë vënë në ndjekje të tyre dhe të njëjtit janë prangosur.

Pas mbledhjes së informacioneve dhe dëshmive të të dy palëve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tyre të iniciohet rasti për veprat penale ‘Ngacmim seksual’ dhe ‘Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që ngacmon seksualisht personin tjetër, në veçanti personin i cili është i ndjeshëm për shkak të moshës, sëmundjes, paaftësisë, varësisë, shtatzënisë, paaftësisë së rëndë fizike apo mendore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet.

(Kosova Sot Online)