Kërkohet shkarkimi i Izmir Zeqirit

  • A.P /
  • 08 December 2023 - 17:10
Kërkohet shkarkimi i Izmir Zeqirit

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Zubin-Potok, Vedat Mehmeti, ka thënë se ka pranuar në e-mail një kërkesë për inicim të peticionit për shkarkimin e kryetarit të kësaj komune Izmir Zeqiri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar vet Mehmeti, i cili ka thënë se kërkesa është e nënshkruar nga tre qytetarë serbë dhe ka të bëjë me shkarkimin e kryetarit të Komunës

“Po kam pranuar në e-mail kërkesën e nënshkruar nga tre qytetarë serbë, për inicimin e peticionit për shkarkimin e kryetarit të Komunës sipas Udhëzimit administrativ”, ka deklaruar Mehmeti.

Ai ka thënë se brenda 5 ditësh do ta shqyrtojë këtë kërkesë dhe do të njoftojë nëse do ta pranojë atë kërkesë.

Një kërkesë e tillë, të enjten fizikisht është dorëzuar në komunën e Mitrovicës së Veriut, për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq.

(Kosova Sot Online)