Murati: Ferizaj po bëhet me Impiant për Trajtimin e Ujërave të Zeza

  • A.P /
  • 08 December 2023 - 17:17
Murati: Ferizaj po bëhet me Impiant për Trajtimin e Ujërave të Zeza

Komuna e Ferizajit do të bëhet me impiant për trajtimin e ujërave të zeza, ka deklaruar mkomuna e Ferizajit do të bëhet me impiant për trajtimin e ujërave të zeza, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Murati ka njoftuar  se nga muji shkurt i këtij viti ka kërkuar nga BERZH që të na mbështesë në ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj.

“Ferizaj po bëhet me Impiant për Trajtimin e Ujërave të Zeza. Në muajin shkurt të këtij viti, pata kërkuar nga BERZH që të na mbështesë në ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj. Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se BERZH është përgjigjur pozitivisht, dhe pas gati 10 muaj punë përgatitore nga ekipet punuese, kemi finalizuar draftin e marrëveshjes dhe tani është gati për nënshkrim. Ky projekt do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në ruajtjen e ambientit në komunën e Ferizajt dhe atë të Kaçanikut”, ka shkruar Murati.

(Kosova Sot Online)