Putin vendos të kandidojë sërish për president në zgjedhjet e vitit 2024

  • A.P /
  • 08 December 2023 - 18:25
Putin vendos të kandidojë sërish për president në zgjedhjet e vitit 2024

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se do të kandidojë sërish për president në zgjedhjet e vitit 2024, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndonëse Kremlini insistoi se njoftimi që bëri Putin ishte spontan, mendohet se vendimi i tij ishte planifikuar, transmeton Telegrafi.

Tani, në media është publikuar një video që tregonte momentin kur presidenti rus njoftoi rikandidimin e tij për zgjedhjet e ardhshme në Rusi.

“Nuk mund ta fsheh se kam pasur mendim ndryshe, në kohë të ndryshme, por është tani koha të marrë një vendim. Unë do të kandidoj për postin e Presidentit të Federatës Ruse”, i tha Putin një koloneli, i cili i bëri thirrje për të kandiduar.

Presidenti aktual pritet ta mbetet në pushtet deri në vitin 2030, raportojnë mediat ruse.

Putini ka shërbyer si president më gjatë se çdo udhëheqës tjetër i Rusisë që nga Josef Stalini, duke kaluar madje periudhën 18-vjeçare të Leonid Brezhnev.

(Kosova Sot Online)