Kryeministri Kurti niset drejt Berlinit të Gjermanisë

  • A.P /
  • 08 December 2023 - 18:35
Kryeministri Kurti niset drejt Berlinit të Gjermanisë

Sot drejt Berlinit të Gjermanisë, kanë udhëtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Atje kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).

Në kuadër të kongresit do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së gjermane.

Ndërkaq të dielën, do të takojë pjesëtarë të mërgatës në Gjermani.

(Kosova Sot Online)