Njësiti Special Intervenues proteston para Qeverisë së Kosovës

  • A.P /
  • 08 December 2023 - 18:54
Njësiti Special Intervenues proteston para Qeverisë së Kosovës

Protestës së nesërme të paralajmëruar nga Njësiti Special Intervenues (NJSI) në orën 12:00 para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ka konfirmuar se do t’i bashkohet edhe Sindikata e Policisë së Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri ka konfirmuar për KosovaPress se do të marrin pjesë në protestë së bashku me NJSI-në.

Ai ka thënë se gjatë protestës do të bëhen të ditura edhe kërkesat e tyre.

“Po, do të jemi në protestë, ku do t’i publikojmë edhe kërkesat tona”, ka thënë Zeqiri.

Ndryshe, pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor, duke kërkuar ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka konfirmuar se do t’i bashkohet protestës së nesërme të paralajmëruar nga Njësiti Special Intervenues (NJSI) në orën 12:00 para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri ka konfirmuar për KosovaPress se do të marrin pjesë në protestë së bashku me NJSI-në.

Ai ka thënë se gjatë protestës do të bëhen të ditura edhe kërkesat e tyre.

“Po, do të jemi në protestë, ku do t’i publikojmë edhe kërkesat tona”, ka thënë Zeqiri.

Ndryshe, pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor, duke kërkuar ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.

(Kosova Sot Online)