A do të ketë sukses iniciativa e serbëve për shkarkimin e kryetarëve në veri?

  • A.P /
  • 08 December 2023 - 19:15
A do të ketë sukses iniciativa e serbëve për shkarkimin e kryetarëve në veri?

Iniciativa e serbëve për shkarkimin e kryetarëve në komunat veriore të vendit, edhe nëse arrihet 20 përqindëshi i nënshkrimeve që është i domosdoshëm për të shkuar në zgjedhje, nuk do të ketë sukses, ka deklaruar zëvendësministri në MAPL, Arbër Vokrri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Sidomos në komunën më veriore dhe më të madhe territorialisht, që është Leposaviqi, sepse disponimi i qytetarëve të atjeshëm është i tillë që më me qejf nuk do të ktheheshin në situatën e mëhershme ku kanë qenë të detyruar të jetojnë nën presionet e  Listës Serbe. Komuniteti serb e ka këtë qëndrim”, deklaroi Vokrri.

(Kosova Sot Online)