Pse SHBA dhe Izraeli nuk mbështesin thirrjen për armëpushim në Gaza?

  • A.P /
  • 08 December 2023 - 19:37
Pse SHBA dhe Izraeli nuk mbështesin thirrjen për armëpushim në Gaza?

Përfaqësuesi i SHBA-së në OKB, Robert Wood, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do ta mbështesin një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ndërsa Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm një paqe të qëndrueshme, në të cilën izraelitët dhe palestinezët mund të jetojnë në paqe dhe siguri, ne nuk mbështesim thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm”, tha Wood.

“Kjo do të mbillte vetëm mundësinë për luftën e ardhshme sepse Hamasi nuk ka dëshirë të shohë një paqe të qëndrueshme”, i tha ai Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan gjithshtu ka refuzuar thirrjet për armëpushim.

Deklaratat e të dyja palëve u bënë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara i cili po zhvillohet të premten.

Megjithatë, shefi i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje në këtë mbledhje që të arrihet një armëpushim në Gaza; ngjashëm bëri thirrje edhe ambasadori palestinez Riyad Mansour.

(Kosova Sot Online)