Përgatituni: Ky është moti për këtë fundjavë

  • A.P /
  • 08 December 2023 - 19:50
Përgatituni: Ky është moti për këtë  fundjavë

Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin mes 2-4 gradë Celsius.

Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu të përziera me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes 2-4 gradë Celsius.

IHK tutje njofton se sipas ecurive sinoptike, deri në dekadën e tretë të muajit parashihet që të kemi temperatura të ndryshueshme me vlera nganjëherë të rritura në dyshifrore, por pas dekadës së dytë kur dhe fillon stina e dimrit astronomik, ka tendenca të ndryshimit të kushteve meteorologjike në kuptim të rënies së temperaturave dhe kushteve për reshje bore.

(Kosova Sot Online)