'Baroni i drogës' së Shqipërisë arrestohet në Kosovë

  • A.P /
  • 08 December 2023 - 20:09
'Baroni i drogës' së Shqipërisë arrestohet në Kosovë

Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritet e Shqipërisë kanë arrestuar Gëzim Çelën, i njohur si “baroni i drogës”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, i cili tha Çela ishte i kërkuar prej shumë kohësh nga drejtësia në Shqipëri.

“Forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet drejtësisë. Përgëzoj Policinë e Shtetit, e cila në bashkëpunim me një agjenci të rëndësishme partnere dhe me strukturat ligjzbatuese të Republikës së Kosovës kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Gëzim Çela, një person i dënuar dhe i kërkuar prej shumë kohësh nga drejtësia në Shqipëri”, shkroi Balla

(Kosova Sot Online)